-U tha në Opinion

Trupi i djegur në makinë, Koka: Vetëm 5% kishte mbetur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:40 - 18/01/21 |
el ida

Gjetja e mbetjeve kockore brenda një automjeti të djegur më 6 janar në aksin Reps-Gjegjan, ka ngritur dyshime se mund të ketë lidhje me shtetasin italian Davide Peccorelli, i denoncuar i zhdukur në të njëjtën ditë, nga ish-hotel turizmi në Pukë.

Gazetari Spartak Koka tha në emisionin “Opinion” se djegia e mjetit nuk është publikuar në atë kohë nga policia, ndërsa që një ditë më parë mediat italiane njoftuan zhdukjen e ish-trajnerit, që tashmë ishte angazhuar në një aktivitet të tregtimit të produkteve të  kozmetikës. Duket se promovimi i këtyre produkteve në veri të vendit, ka qenë dhe arsyeja e udhëtimit të tij.

Sikurse deklaroi gazetari Koka, italini Peccorelli bashkëjetonte me një grua nga Vlora me të cilën kishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

Koka tha se mbetjet kockore janë gjetur pas 6 orësh, nga një kqyrje më e detajuar e mjetit.

“Në  të dhënat që kam marr nga policia e Shkodrës, vetëm 5% e trupit ka mbetur. Zyrtarisht konfirmohet që eshtrat janë tek Instituti i Mjekësisë ligjore dhe pritet krahasimi i ADN-së”, tha Koka duke shtuar se ngjarja dyshohet aksidentale, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera.

Gazetari ngriti pikëpyetje mb faktin se italiani kishte zgjedhur të kalonte në aksin e vjetër rrugor, që tashmë nuk është në përdorim dhe ka bërë një kthim pas gjatë itinerarit të tij.

“Dy ditët e para ai ka përshkruar rrugën Shkodër – Pukë, i ka rënë nga Mjeda. Kurse ditën e fundit në kthim është nisur në mëngjes nga Puka, kthimin e ka bërë në aksin Lezhë-Rrëshen. Pikëpyetja është bërë përse e ka bërë këtë rrugë. Ka ardhur në Reps dhe është futur rrugës së vjetër për Pukë, ka ardhur deri në fshatin Rrasë, ka kaluar fshatin Rrasë dhe është kthyer mbrapsht. GPS e nxjerr që mjeti është kthyer dhe njëherë mbrapsht për në drejtim të Repsit, ka kaluar sërish fshatin Rrasë dhe është rikthyer në vend dhe është nisur sërish për në Pukë. Se çfarë e ka shtyrë personin që të bënte gjithë këto lëvizje, mbetet për t’u parë. Më pas është ndalur në anë të rrugës, makina ka qenë me drejtim për nga humnera. 20 minuta pas momentit të ndalimit, humbet sinjali i GPS. Mendohet se sinjali ka humbur si pasojë e flakëve dhe e djegies së mjetit”, tha Koka./Opinion.al

 

Pas