Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump urdhëron rritje të sanksioneve ndaj Iranit

2019/09/18 at 3:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump urdhëron rritje të sanksioneve ndaj Iranit

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka urdhëruar sekretarin e Thesarit Stiven Mnuchin që të “rrisë ndjeshëm sanksionet” e vendosura ndaj Iranit, në mesin e tensioneve të përshkallëzuara mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ai nuk dha detaje shtesë lidhur me këtë vendim, që pason sulmet në fundjavë në objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është nisur të mërkurën drejt Riadit për të diskutuar me zyrtarët sauditë rreth sulmit ndaj objekteve të naftës të Arabisë Saudite që zyrtarët e amerikanë besojnë se e kishte origjinën nga Irani.

Nënpresidenti Mike Pence tha se diplomati i lartë amerikan do të diskutojë mbi “përgjigjen e Uashingtonit” ndaj sulmit.

Rebelët Houthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e së shtunës, i cili shkatërroi gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite. Por sipas zyrtarëve amerikanë provat në dispozicion tregojnë se kjo nuk është e mundur.

“Supozimi ynë është se sulmi nuk erdhi nga Jemeni apo Iraku“,i tha të martën një zyrtar amerikan i mbrojtjes Zërit të Amerikës. Ai shtoi se një ekip ekspertësh amerikanë ndodhen terren duke punuar me autoritetet saudite, për të ekzaminuar mbetjet e raketave.

“Ne mendojmë se provat do të jenë bindëse“, shtoi zyrtari.

Të tjerë zyrtarë amerikanë thonë se provat që tashmë janë mbledhur janë përfundimtare dhe dëshmojnë se Irani ishte autor i sulmit.

Zyrtarë të paidentifikuar i thanë rrjetit televiziv NBC të martën se më shumë se 20 dronë e raketa të përdorura gjatë sulmit ndaj objekteve të naftës saudite, ishin lëshuar nga Irani.

Zyrtarë të tjerë i thanë rrjetit televiziv CBS se të paktën një nga raketat kaloi nëpër hapësirën ajrore të Kuvajtit ndërsa udhëtonte në jug, drejt Arabisë Saudite. Agjencia e lajme Reuters citonte disa zyrtarë që thonë se sulmet e kishin origjinën në jugperëndim të Iranit./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Robert O’Brien emërohet këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA

Robert O'Brien emërohet këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA

DW: Berlini ka nëntë kushte për Shqipërinë

DW: Berlini ka nëntë kushte për Shqipërinë

Libër me informacione konfidenciale të SHBA-së, tjetër padi për Snowdenin

Libër me informacione konfidenciale të SHBA-së, tjetër padi për Snowdenin

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com