Bota

Robert O’Brien emërohet këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA


               Publikuar në : 15:54 - 18/09/19 |
xhu lia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump emëroi Robert C O’Brien, si këshilltar për Siguri Kombëtare.

O’brien zëvendëson John Bolton i cili u shkarkua nga ky post javën e kaluar nga presidenti Trump. Ai është i dërguari presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare jep këshilla për çështjet e mbrojtjes, të sigurisë dhe diplomacisë dhe është pozicioni më i lartë i Shtëpisë së Bardhë lidhur me sigurinë kombëtare./Opinion.al

Pas