Bota

Trump: SHBA-të do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Rusinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 22/10/18 |
b.f

SHBA do të tërhiqen nga Marrëveshja me Rusinë për Forcat Bërthamore me rreze të mesme veprimi, ka bërë të ditur Presidenti i SHBA Donald Trump.Trumpi e justifikoi këtë lëvizje duke e akuzuar Moskën se ka shkelur marrëveshjen e armatimit të vitit 1987, por nuk pranoi të japë detaje të tjera.

“Rusia e ka shkelur prej shumë vitesh atë. Nuk e di se pse nuk negocioi ose pse nuk u tërhoq Presidenti Obama”, tha Presidenti në një ndalim për të bërë fushatë në Elko, Nevada. “Ne nuk do të lejojmë që ata të shkelin një marrëveshje bërthamore dhe që të shkojnë e të bëjnë armë, në një kohë kur ne nuk jemi të lejuar ta bëjmë këtë. Ne do ta mbyllim marrëveshjen dhe pas kësaj ne do të zhvillojmë armët”

Trumpi vazhdoi me fjalët se ai do ta rishqyrtonte vendimin e tij, me kusht që Rusia dhe Kina të bien dakord që të nënshkruajnë një marrëveshje të re bërthamore. Kina nuk është pjesë e marrëveshjes ekzistuese.

Marrëveshja historike e nënshkruar nga udhëheqësit e atëhershëm Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov i ndalon SHBA dhe Rusinë që të zotërojnë, prodhojnë ose testojnë raketa bëthamore të nisura nga toka me një rreze veprimi 300 deri 3400 milje (500 deri 5.500 kilometra)

Pas