Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Nuk jam informuar mbi komplote ruse në Afganistan

2020/06/29 at 8:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi, Trump akuza OBSH: Është kukulla e Kinës

Presidenti Donald Trump është shprehur se nuk ishte informuar në lidhje me raportet se një njësi e ushtarake zbulimi e Rusisë kishte ofruar fshehurazi shpërblime për militantët talebanë në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.


Trump thumboi artikullin e gazetës “New York Times” sipas së cilës muaj më parë zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin dalë në përfundimin se njësia ruse, e cila ka qenë e lidhur përpjekjet për atentate dhe operacione të fshehta në Evropë që synojnë destabilizimin e Perëndimit, e kishte kryer misionin në Afganistan vitin e kaluar dhe se ai (Presidenti) ishte informuar mbi këtë çështje në fund të muajit mars.

Në një postim në Twitter zoti Trump shkruante se: “askush nuk më ka njoftuar apo më ka thënë diçka mua, Nënpresidentin Mike Pence ose shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows” mbi të ashtuquajturat sulme nga rusët ndaj trupave tona në Afganistan, siç raportohet përmes një” burimi anonim” nga agjencia e lajmeve të rreme “New York Times”. Të gjithë po e mohojnë këtë gjë, nuk ka pasur shumë sulme ndaj nesh“, shkruante zoti Trump.

Vitin e kaluar në Afganistan u vranë njëzet trupa amerikane, por nuk ka informacion se cilat vrasje mund të kenë qenë të lidhura me shpërblimet që dyshohet se janë dhënë nga shërbimet ruse të zbulimit. Kritikët kanë akuzuar zotin Trump se ka treguar respekt shpesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë mandatit të tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Por Presidenti shkruante në twitter se “askush nuk ka qënë më i ashpër sesa administrata Trump ndaj Rusisë“, duke pretenduar se Moska “ishte argëtuar” gjatë kohës së ish-Presidentin Barack Obama dhe Nënpresidentin Joe Biden, ky i fundit kundërshtari i zotit Trump për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Udhëheqësi amerikan sfidoi gazetën duke i bërë thirrje “të zbulojë burimin anonim” të informacionit. “Vë bast që s’mund ta bëjë, ky “person” me gjasë nuk ekziston”, shkruante zoti Trump.

Si Rusia ashtu edhe Talebanët i kanë mohuar njoftimet. Moska i ka cilësuar “akuza të pabaza dhe anonime”. Ambasada ruse në Uashington tha se artikulli i “New York Times” ka “çuar tashmë në kërcënime të drejtpërdrejta” ndaj jetës së punonjësve në ambasadat ruse në Uashington dhe Londër.

Një zëdhënës i Talebanëve, Zabihullah Mujahid i hodhi poshtë raportet se kryengritësit kanë patur një marrëdhënie të tillë “me ndonjë agjenci të zbulimi” dhe e quajti artikullin e gazetës një përpjekje për t’i diskretituar ata.

“Informacionet rreth ketyre lloj marrëveshjesh me agjencinë ruse të zbulimit janë të pabaza. Objektivat tona për vrasje e atentatet ishin të përcaktuara vite më parë dhe i kemi bërë bazuar tek burimet tona“, tha ai duke shtuar se “kjo gjë ndryshoi pas marrëveshjes sonë (talibanëve) me amerikanët jeta e të cilëve është e sigurt dhe ne nuk po i sulmojmë ata“.

Në fillim të këtij viti SHBA dhe grupi Taliban nënshkruan një “marrëveshje me qëllim paqen” në Afganistan pas më shumë se 18 vitesh konflikti. Aleatët e Amerikës dhe NATO-s ranë dakord se do t’i tërheqin të gjitha trupat deri vitin e ardhshëm nëse militantët do t’i qëndrojnë marrëveshjes. Zoti Trump tha se kishte qenë një “udhëtim i gjatë dhe i vështirë” në Afganistan, por se “ka ardhur koha pas gjithë këtyre viteve që njerëzit tanë të kthehen në shtëpi“.

Megjithë mohimin nga zoti Trump lidhur me dyshimet për shpërblime, një ligjvënëse republikane e rangut të lartë në Kongres, Liz Cheney, u shpreh e shqetësuar në lidhje me njoftimet.

“Nëse njoftimet mbi shpërmblime nga Rusia për të vrarë forcat amerikane është i vërtetë, Shtëpia e Bardhë duhet të japë shpjegime: Pse nuk janë informuar presidenti ose Nënpresidenti?” shkruante ajo në Twitter.

Zonja Cheney pyeste gjithashtu nëse ky informacion gjendjej në raportimin e përditshme që i bëhet presidentit të Trump. “Kush e dinte dhe kur? Çfarë është bërë në funksion të mbrojtjes së forcave tona si dhe vendosjes së Putinit para përgjegjësisë? ” shkruante zonja Cheney, vajza e ish-Nënpresidentit amerikan Richard Cheney.

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i zotit Trump, John Bolton, i cili pretendon në një libër të sapo publikuar se Presidenti është i papërshtatshëm për të drejtuar vendin, i tha rrjetit televiziv CNN se postimi i zotit Trump në twitter mbi këtë çështjen tregon se ai nuk është i shqetësuar për “sigurinë e forcave tona”, por “nëse ai i kishte kushtuar vëmendje” raporteve të zbulimit për të cilin dyshohet se është informuar.

 



Ju sugjerojmë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Para
Mjeku Kalo apel qyetarëve: Covid është ulur këmbëkryq mes nesh…

Mjeku Kalo apel qyetarëve: Covid është ulur këmbëkryq mes nesh...

Raste të reja me COVID-19, rikthehet izolimi për 400 mijë banorë në Kinë

Raste të reja me COVID-19, rikthehet izolimi për 400 mijë banorë në Kinë

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Meteorologu sqaron si do të ndryshojnë temperaturat këtë javë
















TE FUNDIT

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë

Rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Korrik, 2026

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}