Aktualitet

Meteorologu sqaron si do të ndryshojnë temperaturat këtë javë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 29/06/20 |
Opi Nion

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikim e motit të kësaj jave.

Osmani theksoi për “AbcNews” se vendet të cilat nuk kanë bimësi, temperaturat pritet të jenë 3-4 gradë më të larta.

“Kjo javë do të jetë e qëndrueshme dhe temperaturat pritet të shkojnë në 39 gradë celsius. Me rëndësi të evitohen edhe oraret e drekës. Pritet që gjatë fundjavës të kemi një rënie termike. Në zonat e ulëta mund të kenë reshje të pakta. Më të rrezikuara sa i përket bregdetit do të jetë Shkodër dhe Lezhë të cilat do të shoqërohen me reshje të shiut. Parametri i erës pritet të jetë jo më shumë 25-35 km në orë. Gjatë fundjavës pritet të ketë shtim të parametrit të erës”, sqaroi meteorologu/Opinion.al

Pas