Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump le të hapur mundësinë e rikandidimit në 2024

2021/03/01 at 8:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Trump le të hapur mundësinë e rikandidimit në 2024

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrollin e Kongresit vitin e ardhshëm dhe ndoshta të kandidojë vetë përsëri për presidencën në vitin 2024.


Ai mbajti të dielën pasdite një fjalim në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator në Orlando të Floridës, ku ishin mbledhur qindra republikanë, ndër më të flaktët e kësaj partie. Ky ishte fjalimi i tij i parë i rëndësishëm pas humbjes së presidencës ndaj demokratit Joe Biden.

“Qëndroj sot para jush për të deklaruar se rrugëtimi i jashtëzakonshëm që nisëm së bashku katër vjet më parë është shumë larg nga të qënit i përfunduar”, tha zoti Trump.

“Jemi mbledhur këtë pasdite për të folur për të ardhmen – të ardhmen e lëvizjes sonë, të ardhmen e partisë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur,” tha ai.

Por zoti Trump gjithashtu afirmoi synimin e tij si figura mbizotëruese e partisë, duke e lënë të hapur alternativën për të kandiduar përsëri pas tre vjetësh për një mandat tjetër katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

“Ku i dihet. Unë mund të vendos t’i mposht demokratët për herë të tretë,” tha ish-presidenti nën brohoritjet e të pranishmëve, duke përsëritur pretendimin e pa mbështetur në fakte se i kishte fituar zgjedhjet e nëntorit 2020.

Ai argumentoi se partia është “e bashkuar”, pavarësisht disa ligjvënësve republikanë që thonë se ata duhet ta anashkalojnë ish-presidentin, mandati i vetëm i të cilit përfundoi me protesta të pafrytshme zgjedhore dhe me trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Ish-presidenti tha se ai nuk ka në plan të krijojë një parti të re për të garuar me Partinë Republikane dhe shtoi se njoftime të tilla janë “lajme të rreme”.

Beteja brenda republikanëve

Një betejë po zhvillohet brenda Partisë Republikane, ku disa nga figurat e njohura si udhëheqësi i pakicës së Senatit Mitch McConnell duan që ta anashkalojnë zotin Trump, ndërsa të tjerë, si aleati i ish-presidentit, Senatori Lindsey Graham, besojnë se e ardhmja e partisë varet nga energjia e bazës konservatore pro-Trump.

Rezultatet e një sondazhi të kryer me pjesëmarrësit në konferencë, i dhanë zotit Trump një mbështetje të fortë me 55 përqind, duke thënë se do të votonin për të në garën e emërimit presidencial republikan në vitin 2024. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis doli në vendin e dytë me 21 përqind.

Pa zotin Trump, DeSantis udhëhiqte me 43 përqind mes kandidatëve të tjerë, të cilët mëron shumë më pak vota.

Por jo të gjithë e mbështetën zotin Trump. Njëra pyetje e anketës ishte nëse Trump duhet të kandidojë përsëri në vitin 2024 dhe rezultati ishte i përzier: 68 përqind thanë se ai duhej të kandidonte ndërsa 32 përqind ishin kundër ose pa ndonjë opinion.

Deklaratat e zotit Trump në konferencë të paktën shërbejnë për të frenuar ndonjë kandidat tjetër të mundshëm republikan për 2024-ën, si senatorët Marco Rubio, Ted Cruz dhe Tom Cotton, ish-ambasadoren në Kombet e Bashkuara Nikki Haley ose të tjerë që aspirojnë presidencën.

E ardhmja e zotit Trump si figura mbizotëruese republikane e vendit mbetet një pyetje e hapur. Ai është i vetmi president në historinë e SHBA ndaj të cilit u ngritën dy herë akuza për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe që u shpall i pafajshëm të dyja herët. Është gjithashtu presidenti i parë në 90 vjet që humbi kontrollin politik të Shtëpisë së Bardhë dhe të dy dhomave të Kongresit në një mandat të vetëm në detyrë.

Konservatorët në konferencën tre-ditore e kanë brohoritur përmendjen e emrit të tij. Shumë prej tyre madje kanë pozuar për foto me një statujë të madhe të artë të fytyrës së tij që ishte skalitur në Meksikë dhe që shëtiti nëpër sallën e konferencës.

Në fillim të shkurtit, Senati votoi 57-43, me shtatë republikanë që iu bashkuan të 50 demokratëve, për ta shpallur fajtor zotin Trump për nxitjen e një turme prej qindra mbështetësve që sulmuan Kapitolin, kur ligjvënësit po çertifikonin humbjen e tij në zgjedhje. Megjithatë, Senati nuk arriti shumicën e dy të tretave të nevojshme për shpalljen e tij fajtor.

Trazira la pesë të vdekur, duke përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit. Më shumë se 200 protestues janë arrestuar ndërsa hetimi vazhdon.

Konferenca republikane ishte një nga tubimet vjetore më të spikatura për konservatorët dhe erdhi në një kohë debatesh në rritje brenda Partisë Republikane nëse duhet apo jo që të distancohet nga ish-presidenti apo të vazhdojnë ta lidhë të ardhmen e saj me të.

Zoti Trump ka sinjalizuar se do të përpiqet të dëmtojë imazhin politik të 10 republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve që votuan për ta hequr atë në janar, një javë para se ai të linte detyrën dhe shtatë të tjerëve në Senat që u shprehën pro shpalljes së tij fajtor.

Senatori Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës republikane të Senatit, votoi për ta shfajësuar zotin Trump në gjyq, por më pas e kritikoi ashpër ish-presidentin për rolin e tij në nxitjen e sulmit në Kapitol, ku protestuesit thyen dritaret, shkatërruan zyrat e Kongresit dhe u përleshën me policinë.

Senatori McConnell tha se zoti Trump ishte “praktikisht dhe moralisht përgjegjës për provokimin e ngjarjeve” që çuan në trazirat në Kapitol.

Trump u kundërpërgjigj, duke e portretizuar senatorin si një politikan të zellshëm që nuk i qesh buza kurrë dhe tha nëse senatorët republikanë do të qëndrojnë me zotin McConnell, “ata nuk do të fitojnë dot përsëri”.

Sidoqoftë, senatori McConnell tha javën e kaluar se do të mbështeste zotin Trump për presidencën nëse votuesit republikanë e emërojnë atë përsëri në vitin 2024.

I pyetur nëse Trump ende kontrollon Partinë Republikane, senatori Rick Scott nga Florida tha në emisionin “Fox News Sunday”, se kjo është “parti e votuesve”. Por ai shtoi se beson që zoti Trump do “të jetë i dobishëm” në të ardhmen e afërt.

“Ne jemi në anën e duhur të çështjeve, ndërsa demokratët janë në anën e gabuar” tha senatori Scott.

Një ligjvënës republikan që votoi për ta shpallur fajtor zotin Trump, senatori Bill Cassidy i Luizianës, tha për CNN se nëse republikanët rimarrin Shtëpinë e Bardhë pas katër vjetësh, “kjo do të ndodhë sepse ne flasim për çështjet, jo duke vendosur një person (Trump ) në piedestal.”

“Konferenca e tanishme nuk përfaqëson të gjithë Partinë Republikane,” tha ai. “Nëse ne kthejmë në idhull një njeri të vetëm atëherë do të humbasim.” “Unë nuk mendoj se ai do të jetë i emëruari ynë,” tha senatori. “Ne kemi nevojë për një njeri që punon për të gjithë.”

Sulme kundër presidencës Biden

Fjalimi i zotit Trump përfshinte sulme kundër Presidentit Biden, në përpjekje për t’u pozicionuar si kritiku kryesor i presidentit të ri, në çështje të tilla si imigracioni dhe siguria përgjatë kufirit të SHBA me Meksikën apo rihapja e ngadaltë e shkollave të mbyllura për shkak të pandemisë.

“Të gjithë e dinim që administrata Biden do të ishte e keqe – por askush nga ne nuk e imagjinonte se sa e keqe do të ishte dhe sa larg do të shkonte”, tha ish-Presidenti Trump. “Joe Biden ka pasur muajin e parë më katastrofik se sa çdo president në historinë moderne,” tha ai.

Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë se nuk do t’i kushtojë vemendje fjalimit.

“Fokusi ynë sigurisht nuk është në atë që thotë Presidenti Trump” në konferencë, u tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki javën e kaluar gazetarëve.

Sondazhet e hershme kombëtare tregojnë se votuesit i japin miratim të gjerë muajit të parë të zotit Biden si president, duke përfshirë edhe disa republikanë. Por ish-Presidenti Trump, edhe nëse refuzohet gjerësisht nga demokratët dhe një shumicë e të pavarurve, mbetet mjaft popullor mes shumë votuesve republikanë./VOA

Etiketa: shbatrump


Ju sugjerojmë

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi
Aktualitet

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

9 Korrik, 2025 11:25 am
U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

9 Korrik, 2025 11:10 am
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

9 Korrik, 2025 10:55 am
28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
Bota

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

9 Korrik, 2025 10:43 am
I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
Aktualitet

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

9 Korrik, 2025 10:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

9 Korrik, 2025 10:26 am
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Para
Basha: Shqipëria e fundit në Evropë për shpenzimet e shëndetësisë

Basha: Shqipëria e fundit në Evropë për shpenzimet e shëndetësisë

Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë, çfarë duhet të dini

Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë, çfarë duhet të dini

Firmosin sot marrëveshjen për koalicion, zbulohet slogani i LSI dhe PD

Firmosin sot marrëveshjen për koalicion, zbulohet slogani i LSI dhe PD
















TE FUNDIT

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi
9 Korrik, 2025

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar daljen nga burgu të Ervin Salianjit dhe reagimin e PD për këtë ngjarje. Përmes...

Lexo më shumë

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
9 Korrik, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë...

Lexo më shumë

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
9 Korrik, 2025

Kievi tha të mërkurën se Rusia kreu sulmin më të madh me raketa dhe me dronë gjatë pushtimit mbi trevjeçar...

Lexo më shumë

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
9 Korrik, 2025

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Romës, është goditur një organizatë kriminale në Itali, duke çuar në arrestimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com