Bota

Trump kishte në plan të sulmonte Iranin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 17/11/20 |
Opi Nion

Presidenti i SHBA, Donald Trump ishte pranë vendimit të nisjes së një sulmi ushtarak kundër bazës kryesore bërthamore të Iranit.

Trump zhvilloi një takim me këshilltarët e sigurisë të enjte, ku ishin të pranishëm dhe zv/presidenti Pence, Sekretari i Shtetit, Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes Miller, të cilët i pyeti në lidhje me një sulm të mundshëm.

Sipas “New York Times”, Trump anuloi vendimin pas paralajmërimeve që i bënë këshilltarët e tij, pasi ky sulm do të kishte pasoja të rënda dhe se do të hapte një konflikt të madh me Iranin.

Takimi u mbajt një ditë pasi inspektorët ndërkombëtar informuan Kombet e Bashkuara se kapacitetet bërthamore të Iranit ishin disa herë më të mëdha nga normat e lejuara.

Këshilltarët i kërkuan kreut të Shtëpisë së Bardhë që të hiqte dorë nga ky sulm. Një burim tjetër për “Times” raporton se Trump kërkoi disa opsione nga këshilltarët, por pasi ata dhanë skenarët e mundshëm, atëherë u vendos që të mos shkohej më tej me planin e sulmit./ Opinion.al

Pas