Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trump është i paaftë mendërisht”, 30 mjekë arrijnë në rezultatin: Duhet shkarkuar

2026/05/20 at 8:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Trump është i paaftë mendërisht”, 30 mjekë arrijnë në rezultatin: Duhet shkarkuar

Mjekët që konstatojnë tek Trump rënie të aftësive konjitive dhe sjellje impulsive kërkojnë shkarkimin e tij nga detyra. Por ekspertët paralajmërojnë kundër vendosjes së diagnozave konkrete nga distanca.


Dyshimet për aftësinë e Donald Trumppër të ushtruar detyrën e presidentit po shtohen sërish. Mjekë amerikanë thonë se ka rënie të aftësive njohëse dhe sjellje impulsive. Çfarë fshihet pas këtyre akuzave – dhe sa serioze është në të vërtetë situata?

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë është ngritur vazhdimisht pyetja, nëse Donald Trumpi është ende plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e presidentit?

Në një artikull të publikuar në “British Medical Journal”, 30 mjekë amerikanë vënë hapur në dyshim aftësinë e Trumpit për të ushtruar detyrën e presidentit. Sipas tyre ai përbën një “rrezik të qartë dhe të menjëhershëm” për botën. Kërkesa e tyre drastike është: shkarkimi i menjëhershëm i Trumpit nga detyra.

Lodhje, hutim dhe ecje e pasigurt

Ekspertët, mes tyre neurologë, psikiatër dhe psikologë, shohin tek Trumpi shenja të rënies së aftësive mendore. Ata u referohen fjalimeve të paqarta, kalimeve të papritura nga një temë në tjetrën dhe lodhjes së dukshme të Trumpit.

Në një fotografi e agjencisë Reuters p.sh. Donald Trump shihej së fundmi me sytë e mbyllur gjatë një takimi zyrtar në Oval Office. Shtëpia e Bardhë e quajti këtë si një “pulitje sysh”, ndërsa kritikët e interpretuan si një tjetër moment humbjeje përqendrimi. Gjithashtu thuhet se Trump dremit në mënyrë të përsëritur gjatë mbledhjeve të kabinetit.

Dyshimet janë shtuar edhe vëzhgimeve të tjera gjatë paraqitjeve publike, kur Trump ndonjëherë humbet fillin e bisedës, ngatërron emra ose bie në kundërshtim me deklaratat e veta brenda një kohe të shkurtër.

Këtyre u shtohen edhe deklaratat e tij impulsive, si për shembull kërcënime të ashpra në konflikte ndërkombëtare, që i kanë habitur edhe aleatët e tij politikë. Paralelisht qarkullojnë edhe fotografi ku shihen duart e tij të mavijosura si dhe raportime për një ecje të pasigurt.

A vuan Trump nga megalomania?

Mjekët gjithashtu mendojnë se Donald Trump ka “bindje megalomane dhe deluzionale”. Reagime të forta shkaktoi së fundmi një fotografi e krijuar me inteligjencë artificiale që e paraqiste atë si Jezusin. Pas kritikave Trump e fshiu postimin dhe deklaroi se kishte menduar se në atë fotografi dukej si mjek.

Trump mburret vazhdimisht se ka bërë gjoja “teste të vështira inteligjence”. Por në fakt bëhej fjalë për të ashtuquajturat teste MoCA, procedura të thjeshta për zbulimin e hershëm të demencës dhe jo për teste inteligjence.

Akuzat janë të debatueshme

Në psikiatri ekziston i ashtuquajturi rregulli Goldwater sipas të cilit vendosja e diagnozave nga distanca, pra pa ekzaminim të drejtpërdrejtë të personit, konsiderohet si joetike. Prandaj ekspertët paralajmërojnë kundër vendosjes së diagnozave konkrete nga distanca.

Në të njëjtën kohë ata theksojnë se mungesa e një diagnoze nuk do të thotë automatikisht se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, përkundrazi, sipas tyre në rastin e Trumpit nevojitet një “ekzaminim klinik urgjent”.

Një ekzaminim i tillë është paralajmëruar për në fund të muajit maj, kur Trumpi pritet t’i nënshtrohet kontrollit në spitalin ushtarak Walter Reed. Se sa transparente do të jenë rezultatet mbetet e paqartë. Ajo që është e qartë është se debati mbi gjendjen mendore dhe fizike të Trumpit tashmë është kthyer në çështje politike dhe ka të ngjarë të vazhdojë ta shoqërojë atë./ DW



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti

Aksident në aksin Mamurras-Laç, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Ceremoni madhështore/ Xi pret Putinin si Trumpin, në fokus gazi rus

Ceremoni madhështore/ Xi pret Putinin si Trumpin, në fokus gazi rus

AMP ndalon nënkomisarin e Policisë Sarandë, u përgjua duke…

AMP ndalon nënkomisarin e Policisë Sarandë, u përgjua duke...
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}