Janë bërë publike të dhëna të tjera nga shpërthimi i tritolit në një biznes në Vlorë, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Siç raportohet policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, nga ku shihet një person që afrohet pranë servisit. Bëhet me dije se uniformat blu po punojnë për identifikimin e personit që duket në filmime.
Mësohet se pronari i biznesit të jetë shprehur se nuk ka asnjë konflikt, dhe nuk ka asnjë ide se përse tritoli iu vu biznesit të tij.
“Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia mbrëmë.

















