Aktualitet

Trishtimi i Flutura Açkës: Horrat cigaren ma shuajnë në shpinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 27/04/21 |
Opi Nion

Shkrimtarja Flutura Açka duket e zhgënjyer  këtë paradite, teksa numërimi i votave deri në këto momente favorizon Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Përmes një publikimi në “Facebook”, Açka sjell tre vargje shoqëruar me një foto simbolike, ndërsa shkruan se Atdheu ndodhet në trishtim.

Pse je n’trishtim Atdhe?

Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,

i prenë biletat për në udhëbotë,

e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!

Kujtojmë se Flutura Açka është kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Ajo renditet e dyta në listë, çka sipas rezultatit tregon se do të jete deputete në Kuvendin e ardhshëm./Opinion.al

Pas