Rajoni

Tre viktima dhe 181 të infektuar në Kosovë, testime edhe në privat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 07/08/20 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka  raportuar të premten për tre viktima dhe 181 persona të infektuar nga Covid në 24 orët e fundit, ndërsa janë kryer 463 testime.

Numri i të prekurve në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 9,869 persona, ndërsa kanë humbur jetën 303 pacientë.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga java e ardhshme pritet që 33 institucione shëndetësore private të nisin testimin për koronavirus.  Ai tha se prej tyre, 31 laboratore do të kryejnë teste serologjike, derisa dy të tjerë do të vërtetojnë nëse qytetarët janë të infektuar në kohën e testimit me këtë virus./Opinion.al

 

Pas