Bota

Akuza për korrupsion, mbreti spanjoll arrati në hotelin luksoz në Abu Dabi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:52 - 07/08/20 |
Opi Nion

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos, që ka lënë vendin pas akuzave për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi, në një rezidencë të një superhoteli luksoz. Kështu ka bërë me dije gazeta konservatore spanjolle Abc, duke mohuar fjalët që thonin se sovrani 82-vjeçar ndodhej në Republikën Domeninake apo në Portugali. Shtëpia Mbretërore nuk ka dashur të konfirmojë vendodhjen e tij, por Abc bën me dije se ai e ka lënë Spanjën nga Galizia dhe është larguar me një avion  privat i shoqëruar nga 4 truproja dhe një bashkëpunëtor.

Sapo ka mbërritur në aeroportin Al Bateen në Abu Dhabi, i rezervuar vetëm për fluturime private, mbreti dhe shoqëruesit e tij janë transferuar me helikopter në “Emirates Palace Hotel”, një nga më të shtrenjtët në botë, në pronësi të qeverisë së emirateve./Opinion.al

 

Pas