Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre deputetë socialistë në kërkim të importit të plehrave

2016/07/08 at 6:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre deputetë socialistë në kërkim të importit të plehrave

Tre deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë të miratojë një amendim për ligjin e shumëdebatuar të menaxhimit të mbetjeve, për t’i rihapur rrugë importit të mbeturinave, të cilat u ndaluan pas një beteje shumë-vjeçare të shoqërisë civile nga maxhoranca aktuale e kryesuar nga Partia Socialiste në shtator të vitit 2013.

Relacioni i projektligjit, i firmosur nga deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni dhe i publikuar në faqen e internetit të parlamentit, thotë se propozimi i tyre vjen si kërkesë e Shoqatës së Ricikluesve, një organizatë që përfaqëson interesat e disa kompanive që punojnë në fushën e grumbullimit të metaleve të përdorura, të plastikës dhe kartonit.

“…Investimet në këtë fushë zënë rreth 120 milionë euro dhe janë të punësuar rreth 35 mijë punonjës,” thonë të tre deputetët në relacion pa dhënë burimin e këtyre statistikave.

“Ndalimi i importit solli si pasojë që industria e riciklimit të punojë me 30% të kapaciteteve, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik, si dhe shkurtim të fuqisë punëtore,” vijon më tej relacioni, i cili argumenton se Shqipëria sot, për shkak se ka Inspektoriat Mjedisi, është në gjendje të kontrollojë situatën dhe të mos lejojë që bashkë me mbetjet për riciklim, në Shqipëri të importohen edhe mbetje për groposje.

Qeveria e kaluar e ish-kryeministrit Sali Berisha u përball me protesta dhe me nismë për një referendum pas vitit 2011, kur miratoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, kur mes të tjerash, lejonte importimin e mbetjeve të tilla si hekur, plastikë, karton etj., për të furnizuar industrinë e riciklimit.

Pas pengesave të shumta, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ia doli të kapërcejë procedurat për të realizuar referendumin e parë të kërkuar nga qytetarët në historinë e Shqipërisë. Presidenti i Republikës përcaktoi datën 24 dhjetor 2013 për zhvillimin e këtij referendumi, por gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, Partia Socialiste e premtoi anulimin e ligjit në mbi 100 raste gjatë takimeve të ndryshme elektorale dhe e mbajti premtimin në ditët e para të ardhjes në pushtet, duke e bërë të panevojshëm zhvillimin e referendumit.

Që nga çasti i anulimit të neneve që lejonin importin e mbetjeve, presioni mbi qeverinë ka qenë i shumtë nga ana e ricikluesve, të cilët thonë se importi i mbetjeve i mundëson atyre të shtojnë prodhimin dhe eksportet.

Deputetët që kanë firmosur projektligjin argumentojnë se lejimi i importit të plehrave “do të hapin mundësi të mëdha ekonomike në sektorin e riciklimit, shoqëruar me krijimin e dhjetëramijëra vendeve të reja të punës, rritje e rëndësishme të PBB-së dhe dyfishim të eksporteve,” argument që i referohet shoqatës së ricikluesve. /BIRN

Ju sugjerojmë

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit
Bota

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit

4 Korrik, 2025 6:16 pm
PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
Kryesore

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

4 Korrik, 2025 6:07 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

4 Korrik, 2025 5:38 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
Rajoni

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

4 Korrik, 2025 5:05 pm
Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Aktualitet

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

4 Korrik, 2025 4:37 pm
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Aktualitet

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

4 Korrik, 2025 4:19 pm
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
Aktualitet

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

4 Korrik, 2025 4:10 pm
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
Aktualitet

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

4 Korrik, 2025 3:57 pm
Para
Një vajzë gjendet e mbytur në Drin, ende e pa identifikuar

Një vajzë gjendet e mbytur në Drin, ende e pa identifikuar

“Maratona” e Klea Hutës, ja kur nis spektakli i muzikës popullore

"Maratona" e Klea Hutës, ja kur nis spektakli i muzikës popullore

Rama strehon në RTSh, ish-drejtuesit e TopChannel

Rama strehon në RTSh, ish-drejtuesit e TopChannel

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit
4 Korrik, 2025

Rusia është bërë vendi i parë në botë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit, pothuajse katër vjet pasi ajo u...

Lexo më shumë

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
4 Korrik, 2025

Subjekti Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i është drejtuar me një kërkesë për informacion kreut të Komisionit Qendror...

Lexo më shumë

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
4 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, mbi nevojën për...

Lexo më shumë

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
4 Korrik, 2025

Gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin të pushojnë brenda vendit. Qoftë në bregdet, qoftë në Alpe, trendi i njohur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com