Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

2025/07/04 at 3:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

“Dje përfunduam maratonën 4 vjeçare të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës  zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta”.


Kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali me anë të një video-mesazhi, ku ndër të tjera ajo falenderoi deputetët dhe qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin.

Ajo theksoi arritjet në drejtësi, digjitalizim, integrim dhe mirëqenie sociale.

Spiropali shtoi se legjislatura e ardhshme pritet të jetë historike, me objektiv final anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027, i mbështetur nga shumica e shqiptarëve gjatë zgjedhjeve të 11 majit,  na kërkon të vijojmë diplomacinë intensive parlamentare, për të për të siguruar mbështetjen e Parlamentit Europian dhe parlamenteve të 27 vendeve anëtare, për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë”, u shpreh Spiropali.

Video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës X

Dje përfunduam maratonën katërvjecare të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës  zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.

Miratuam ligje të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë, zhvillimin e qendrueshëm, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e të ardhurave investimet, mirëqenien, digjitalizimin dhe inovacionin, sigurinë kibernetike, kohezionin social e territorial, barazinë gjinore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Justifikuam besimin e zgjedhësve dhe qytetarëve, por gjithsesi atyre u mbetemi borxh. Le ta shlyejmë këtë detyrim gjatë legjislaturës së re.

1.Këtë mesazh dëshiroj ta nis me disa fjalë mirënjohjeje:

Për 140 deputetët, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve dhe të komisioneve parlamentare për investimin e tyre në shërbim të Shqipërisë. Për gazetarët dhe median për pasqyrimin me transparencë të veprimtarive të Kuvendit. Për shërbimet parlamentare dhe shërbimet e sigurisë së Gardës së Republikës për mbështetjen përgjatë katër viteve.

Për qytetarët që na votuan, na mbështetën, por edhe na duruan në teprimet tona gjatë katër viteve që shkuan. Deputetëve që u rizgjodhën, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare. Kolege e kolegëve që nuk do të jenë më në Kuvend, u uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit vendit, në mundësi të tjera. Faleminderit të gjithëve, por edhe ndjesë të gjithëve për gjërat që nuk na shkuan si duhet.

2.Një falenderim prej zemre kam për mbështetjen që pata gjatë detyrës sime si Kryetare e Kuvendit gjatë dy sesioneve të fundit, për 11 muaj. Të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë është privilegji më i madh, por edhe sfida më e madhe e jetës sime politike.

Gjatë këtyre dy sesioneve kemi shënuar mjaft arritje, ndër të cilat dëshiroj të përmend votimin e reformës zgjedhore, intensifikimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Nëse këto sesione u bënë kaq të suksesshme, ishte edhe mbështetja e të gjithë deputetëve, grupeve, komisioneve parlamentare dhe shërbimeve të Kuvendit.

Bashkëpunuam, debatuam, edhe u grindëm gjatë këtyre dy sesioneve, por bëmë më të mirën për Shqipërinë tonë dhe për këtë u jam të gjithëve mirënjohëse.

3.Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ishte arritja kryesore e kësaj legjislature. Shqipëria është sot në pararojë mes vendeve kandidate.

Intensifikimi i diplomacisë parlamentare me Parlamentin Europian dhe parlamentet e mjaft vendeve anëtare, Italisë, Gjermanisë, Francës, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Austrisë, Portugalisë, Republikës Çeke, Bullgarisë, Greqisë, Letonisë, për të përmendur disa prej vendeve anëtare, ka rritur mbështetjen për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane. Dëshiroj të përmend veçanërisht vizitat e shpeshta në Parlamentin Europian si edhe vizitën e Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola në Tiranë.

Kuvendi mbështeti dhe kontribuoi në shndërrimin e Shqipërisë jo thjesht në një qendër rajonale, por në një qendër të zhvillimit të veprimtarive me karakter europian. Është edhe si rezultat këtij bashkëpunimi që tashmë antena e Parlamentit Europian për rajonin është vendosur në Tiranë.

Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që përballuam gjatë kësaj legjislature. Nëse Shqipëria ka sot një sistem drejtësie të pavarur, edhe pse jo perfekt, është padyshim edhe kontributi i Kuvendit, nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes së plotë e pa asnjë ekuivok të SPAK-uk dhe gjithë instiucioneve të sistemit. Vota e Diasporës, si një akt i guximshëm politik dhe ligjor, dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave gjinore, e bënë sistemin dhe procesin zgjedhor më gjithëpërfshirës e më të drejtë.

Forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së vlerave demokratike i shërbyen edhe komisionet e posaçme që ngritëm gjatë kësaj legjislature, midis të cilave dëshiroj të vlerësoj ato “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” dhe “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, veprimtaria e të cilëve do të vijojë edhe në legjislaturën e re.

Legjislaturës së re po i dorëzojmë një Shqipëri më të zhvilluar, më të fortë, më të drejtë:

Me të ardhura për frymë 10.342 Euro ose të trefishuara, krahasuar me vitin 2013;

Me Prodhimin e Brendshëm Bruto 25 miliardë Euro ose të rritur mbi 2,5 herë;

Me Pagë mesatare 830 Euro ose të rritur 2,6 herë.

Me Papunësi të përgjysmuar në 8.8% dhe Pension mesatar të dyfishuar.

Një Shqipëri që është bërë ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Europës.

4.Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin sepse do të jetë legjislatura që do t’i vejë vulën anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027, i mbështetur nga shumica e shqiptarëve gjatë zgjedhjeve të 11 majit,  na kërkon të vijojmë diplomacinë intensive parlamentare, për të për të siguruar mbështetjen e Parlamentit Europian dhe parlamenteve të 27 vendeve anëtare, për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Punën për këtë e kemi nisur.

Miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili mundëson autonominë financiare dhe përmirësimet në Statusin e Deputetit, është një prioritet që do të ndihmojë ndërtimin e parlamentit të Shqipërisë europiane.

Gjithashtu, Kuvendi Europian i Shqipërisë Europiane ka nevojë për një ndërtesë të re. Që deputetët të ushtrojnë me më shumë eficiencë përgjegjësitë e tyre, kanë nevojë për kushte më të përshtatshme logjistike dhe financiare, zyra, stafe mbështetëse etj.

Riformatimi i komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve parlamentare do t’i shërbejë objektivit tonë që asnjë sektor të mos mbetet jashtë përgjegjësive të degës legjislative të qeverisjes.

Vijimi i veprimtarisë së komisioneve të posaçme Për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian dhe Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit do të dëshmojë vendosmërinë e Kuvendit për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, avancimin e reformave, pavarësinë e pushteteve, sidomos të institucioneve të drejtësisë dhe shërbimin ndaj Republikës, Kushtetutës dhe qytetarëve.

Në mënyrë që ligjet që miratojmë në Kuvend të shprehin më plotësisht zërin e qytetarëve, kemi nevojë për të përmirësuar bashkëpunimin me grupet e interesit dhe lobingun parlamentar, duke ndjekur praktikat e demokracive të konsoliduara.

Modernizimi i procesit ligjvënës dhe kontrollit Parlamentar, mbështetja nga analiza shkencore si edhe digjitalizimi i proceseve, nëpërmjet platformave E-legislation, të Konsultimit Publik dhe Platformës së Bashkëpunimit Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, do të jetë gjithashtu një prioritet i legjislaturës së re.

Është në dorën e Kuvendit të ri që veprimtaria parlamentare të bëhet më cilësore, më transparente, më efektive, më e hapur dhe më të besueshme për publikun. Ju faleminderit. Pushime të gëzuara për të gjithë.

   

 

 



Ju sugjerojmë

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Para
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
















TE FUNDIT

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
13 Korrik, 2026

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që...

Lexo më shumë

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
13 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të gjitha...

Lexo më shumë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
13 Korrik, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Fatime Kryemadhin 7 vjet e 6 muaj burg,...

Lexo më shumë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}