Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trajtimi i COVID deri në 600 mijë lekë”, Basha: Duhet rimbursim 100%

2020/10/01 at 11:19 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Trajtimi i COVID deri në 600 mijë lekë”, Basha: Duhet rimbursim 100%

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot në Durrës disa takime me biznese dhe qytetarë, të cilët i pyeti lidhur me pasojat e krizës së pandemisë së koronavirusit.


Gjatë takimeve me bizneset një farmaciste tha se në varësi të gjendjes shëndetësore, sa ka agravuar sëmundja, çdo pacienti me COVID-19 i duhet të paguajë 500-600 mijë lekë të vjetra për ilaçet.

“Shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID shkojnë deri në 600 mijë lekë”, ka theksuar ajo.

Nga ana tjetër nëse pacienti ka nevojë për oksigjen, farmacistja është shprehur se aparati i oksigjenit kushton 800 euro.

“Nuk kanë mundësi ta blejnë, një aparat oksigjeni kushton 800 euro”, tha farmacistja.

Basha theksoi edhe njëherë planin e PD të rimëkëmbjes nga pandemia, pjesë e së cilit ishte edhe propozimi që çdo i sëmurë me Covid që trajtohet në shtëpi t’i rimbursohet 100% fatura e kurimit.

Në fjalën e tij për mediat, kryedemokrati Basha nënvizoi se kriza ka filluar të kafshojë qytetarët pasi fundi i shtatorit ka shënuar një rënie të thellë në ekonomi.

Ai ka akuzuar qeverinë se sipas tij nuk ka bërë asgjë për njerëzit, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të zbatojë planin e PD për rimëkëmbjen dhe t’i lërë konferencat për shtyp.

“Sot kam ardhur për planin e rimëkëmbjes nga pandemia. Nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e rindërtimit por me gjendjen në të cilën ndodhet vendi nga pandemia dhe goditjen që ka marrë. Sot dikush ka përgjegjësinë për t’iu përgjigjur këtyre njerëzve, jo më konferencë për shtyp por të tregojë çfarë plani ka sepse kriza ka filluar të kafshojë prapë. Fundi i shtatorit ka shënuar dhe një krizë më të thellë ekonomike. Cila është përgjigjja e qeverisë për këtë krizë. 0 përgjigje. Shumicën e kohës e harxhon duke iu përgjigjur planit tonë. Ftesa që kam sot është t’i japin fund propagandës dhe të marrin planin  tonë me 5 pika dhe ta aplikojnë”, tha Basha.

Sa i përket planit ai kërkoi “mbrojtje për mjekët dhe infermierët dhe rimbursim për ata që kurohen në shtëpi . Një i sëmurë me Covid  i shkon 1 milion vetëm për t’u kuruar. rimbursimi total i të gjithë të sëmurëve me Covid duhet të jetë hapi i parë. Ajo paga e premtuar për mjekët dhe infermierët duhet të aplikohet për të gjithë mjekët shqiptarë. Së dyti hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e pandemisë. Maska dhe higjienizues falas për mësuesit dhe fëmijët. Çdo fëmijë të ketë mundësinë të mësojë në distancë. Tani vijmë te pjesa ekomomike. Rënia e konsumit është ankesa numër 1. Biznesi i vogël të marrë një mbështetje për muajt e ardhshëm, kjo do parandalojë në falimentimin e bizneseve. Paketa jonë me 5 pika është një plan kundër krizës dhe duhet zbatuar menjëherë. Çdo ditë që humbet kohë duke treguar retorikë është një ditë që rëndon më shumë xhepat e shqiptarëve dhe që shtrëngon më shumë lakun e  shqiptarëve“. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas
Bota

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas

5 Shkurt, 2026 11:46 am
Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
Politikë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

5 Shkurt, 2026 10:44 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

5 Shkurt, 2026 10:29 am
Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
Bota

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

5 Shkurt, 2026 9:29 am
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Bota

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 Shkurt, 2026 9:27 am
Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
Kronikë

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit

5 Shkurt, 2026 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shkurt, 2026 9:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shkurt, 2026 9:20 am
“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Para
Kalojnë kufirin 300 shtetas, pala greke pezullon punën në Kapshticë

Greqia vendos të zgjasë masat kufizuese anti-COVID në kufi

Gjykata la në fuqi masën, Margjeka: Po i dole shtetit mafioz kundër…

Gjykata la në fuqi masën, Margjeka: Po i dole shtetit mafioz kundër...

Rama kërcënon deputetët: Kush nuk jep gjithçka ka, do të hiqet nga lista

Rama:Programi i Lulit një tramvaj me shalqi që s'piqen, me Ilirin makinist
















TE FUNDIT

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas
5 Shkurt, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se 55 000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi rus gati katër vjet më...

Lexo më shumë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
5 Shkurt, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Shtetet...

Lexo më shumë

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Shkurt, 2026

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë po kanë një “ndikim të ndjeshëm” në ekonominë ruse dhe mund ta çojnë...

Lexo më shumë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
5 Shkurt, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com