Sport

Trajneri i Holandës shtrohet me urgjencë në spital


               Publikuar në : 21:33 - 03/05/20 |
el ida

Trajneri i Kombëtares Holandeze, Ronald Koeman u shtrua me urgjencë në një spital në Amsterdam, për shkak të disa komplikacioneve me zemrën.

Mediat holandeze informojnë se për momentin tekniku është i vetëdijshëm dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga menaxheri i Koeman dhe më pas edhe nga bashkëshortja e tij.

Koeman ishte pjesë e skuadrës së Holandës në triumfin në Euro 88, ndërsa ka fituar edhe dy Kupa Evropiane në nivelin e klubeve, me PSV Eindhoven më 1988, dhe Barcelona më 1992./Opinion.al

Pas