Rajoni

11 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 03/05/20 |
el ida

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi se në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv 11 persona me koronavirus.

Sipas këtij instituti, rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës së Jugut, e Prizrenit, dhe Leposaviqit.

Instituti njoftoi se nga data 8 shkurt, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 851 raste.

Deri në këto momente numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 381, mes të cilëve 18 në 24 orët e fundit./Opinion.al

Pas