Bota

Tragjedia e teleferikut/Del nga koma fëmija i mbijetuar, kërkon prindërit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 29/05/21 |
Opi Nion

Ai kërkon vazhdimisht prindërit e tij.  Eitan është fëmija i vetëm që i mbijetoi tragjedisë së teleferikut në Mottarone ku humbën jetën 14 persona, mes të cilëve edhe të gjithë anëtarët e familjes së tij. Tezja e tij i qëndron gjithmonë pranë. Është ky informacioni që vjen nga mjekët e spitalit të fëmijëve “Regina Margherita” në Torino, ku ai është i shtruar.

Kushtet e fëmijës, i cili është zgjuar nga koma dhe ka gjyshen pranë tij, janë të qëndrueshme, por ecuria është ende e pasigurtë. Kraharori është i mavijosur dhe ende nuk mund të ushqehet. Për këtë arsye fëmija mbetet në kujdes intensiv për disa ditë më shumë.

Të gjithë janë solidarizuar me gjendjen e vogëlushit, ndërsa pranë spitalit janë vendosur edhe pankarta që inkurajojnë betejën e tij për jetën./Opinion.al

Pas