Kryesore

Tragjedia e Himarës/ Qytetarët sërish protestë para kryeministrisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:39 - 08/08/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme do të zhvillohet protesta e dytë për vdekjen e vajzës 7-vjeçare, Jonada Avdia e cila humbi jetën të martën e 2 gushtit, pas goditjes së marrë nga skafi i drejtuar nga oficieri i policisë Arjan Tase.

Ashtu si dhe në protestën paraardhëse, edhe sot protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro si dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ndërkohë, protesta është lajmëruar se do të fillojë në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”.

Ndërsa, intinerari pritet të jetë i njëjtë si protesta e zhvilluar në datën 4 gusht, ku fillimisht, protestuesit do të mblidhen para godinës së Ministrisë së Brendshme, për të vazhduar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Kujtojmë që, protestuesit i lanë afat kryeministrit Rama deri ditën e sotme për të shkarkuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në lidhje me ngjarjen, gjykata e Vlorës ka dhënë masën arrest me burg për ish-policin Arjan Tase./Opinion.al

Pas