Bota

Thatësira ekstreme/ Zbulohet një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:27 - 08/08/22 |
Opi Nion

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian është zbuluar për shkak të një thatësire ekstreme që ka përfshirë vendin.

BBC shkruan se bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit “Po”.

Seksione të mëdha të lumit 650 km janë tharë në thatësirën më të keqe të Italisë në këto 70 vitet e fundit.

Moti i pazakontë i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë dhe kanë rritur frikën për efektet e ndryshimeve klimatike.

“Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po,” tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi.

Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë në korrik.

Rreth 3,000 banorë aty pranë thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin një shpërthim të kontrolluar të dielën.

“Në fillim, disa nga banorët thanë se nuk do të lëviznin, por ditët e fundit mendojmë se i kemi bindur të gjithë,” tha kryebashkiaku vendas Francesco Apori.

Hapësira ajrore e zonës u mbyll gjithashtu për një kohë të shkurtër./Opinion.al

Pas