Kryesore

Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi/Burri,gruaja dhe vajza vdesin në aksident


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 15/11/21 |
Opi Nion

Shoferi 46-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe vajza e tyre 22 vjeçe, kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se i plagosur ka mbetur djali 17-vjeçar.

Mësohet se aksidenti tragjik, i cili i mori jetën 3 anëtarëve të familjes shqiptare në Greqi ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Xyniada-Koromilia, në Fthiotidë, para hyrjes së E65.

Sipas raportit të LamiaReport, në kushtet që po hetohet, automjeti me të cilin po udhëtonte familja shqiptare është përplasur kokë më kokë me një cisternë.

Ashtu siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, makina është shkatërruar plotësisht, ndërsa shoferi 46-vjeçar me bashkëshorten 43-vjeçare dhe vajzën e tyre 22-vjeçare, janë nxjerrë të vdekur.

I vetmi që i ka shpëtuar aksidentit tragjik është djali 17-vjeçar, i cili ndodhet në kujdes të mjekëve në Spitalin e Lamias./Opinion.al

Pas