Aktualitet

Balluku: Në 2022 nisim punimet për zgjerimin e aksit nga Elbasani në Qafë Thanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:51 - 15/11/21 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme në Kuvend, buxhetin për vitin 2022 për ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balluku tha se buxheti për vitin 2022 së pari do të garantojë përfundimin e punimeve të nisura por dhe projekte të reja.

Ministrja tha ndër të tjera se në vitin 2022 do të nisin punimet për Bypass-in e Tiranës dhe Gjirokastrës si dhe një nga projektet më të rëndësishme do të jetë zgjerimi i aksit nga Elbasani në Qafë Thanë.

“Dëgjohet fjala PPP koncesione, pjesa tjetër shkon e gjitha tek infrastruktura. Buxheti i Infrastrukturës për këtë vit është buxheti më i madh, ky është një buxhet social i cili mbështet politikat sociale. Askush nuk e mohon dot krizën energjetike e as krizën post pandemisë. Ky është një vend i hapur dhe çdo lloj krizë botërore reflektohet edhe tek ne. Këtë vit ky buxhet ka 1.9 mld lekë më pak se në 2021, duke qenë se i është dhënë prioritet politikave sociale. Buxheti i vitit 2022 garanton ecurinë e investimeve të nisura. Janë 12 programe ku peshën më të madhe e mban transporti rrugor. Totali është 47.2 mld lekë të ndara në shpenzime 5 mld dhe pjesa e paketës së investimeve, 17 mld nga huaj dhe rreth 27 mld nga financimi vendas. Tuneli i Llogarasë, nuk është një tunel i PS-së por që do ta përdorin të gjithë. Kemi synim ta përfundojmë brenda 33 muajve. Bypass i Tiranës dhe Bypass i Gjirokastrës janë dy projektet e reja që do të nisin brenda viti 2022. Unaza e Jashtme e Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm. Një nga projektet më të rëndësishme për 2022 është zgjerimi i aksit nga Elbasani në Qafë Thanë.’- tha Balluku./Opinion.al

 

Pas