-U tha në Opinion

“Topi në fushën e Bashës”, Kryemadhi: Bëri gol nga një distancë e largët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 18/06/20 |
Al Do

Para arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bëri thirrje kreut të PD, Lulzim Basha për ta pranuar atë duke thënë se “topi ndodhet në fushën e tij”.

E ftuar sot në emisionin “Opinon”, aleatja e Lulzim Bashës në opozitës, kryetarja e LSI, Monika Kryeadhi u pyet për vlerësimin e saj për mënyrën se si veproi kreu i demokratëve.

Marsela Karapanço – Me topin që Yuri Kim i la zotit Basha përpara porte zoti Basha sipas jush bëri gol apo autogol?

Monika Kryemadhi – Sigurisht që bëri gol dhe bëri një gol nga një distancë shumë e largët. Dhe jo zoti Basha por e gjithë opozita.

Marsela Karapanço – Kush ka humbur më pak nga reforma zgjedhore?

Monika Kryemadhi – Unë them që këtu ka humbur ai që donte të mbushte kutitë siç i mbushi me 30 qershor

Marsela Karapanço – Do të jeni ju me Partinë Demokratike së bashku, do kërkoni strehë tëk listat e PD, thjeshtë në koalicione apo do kërkoni edhe emra të përfshirë në lista?

Monika Kryemadhi – LSI asnjëherë nuk e fut lugën tek pjata e tjetrit. Për këtë të jesh e bindur edhe sot më shumë se kurrë në situatën në të cilën jemi. /Opinion.al

Pas