Bota

Tkurret ekonomia gjermane


               Publikuar në : 16:55 - 14/08/19 |
Opi Nion

Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ekonomia e gjermane ka pësuar rënie, këtë e tregojnë statistikat e fundit të publikuara nga Eurostat. Rënie janë regjistruar dhe në ekonomitë e disa vendeve të tjera, ndërsa rritja e ekonomisë ishin në nivele të ulëta.

Rënia e eksporteve gjermane ndikoi në këtë rënie me 0,1% krahasuar me tremujorin e parë. Kjo shifër ndikon që rritja vjetore ekonomike të zbresë në nivelin 0,4%. Vitin e kaluar, ekonomia gjermane, më e madhja e Europës, për pak shmangu recesionin.

Për të parë nëse do të bjerë në recesion këtë vit, apo do ta shmangë sërish, duhet të priten shifrat e tremujorit të tretë, që zakonisht janë edhe më përcaktueset./ Opinion.al E.Xh.

Pas