Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Sarandë, policia: Janë shpallur në kërkim dy biznesmenë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 02/06/22 |
Opi Nion

Në vijim të operacionit të nisur ditën e djeshme në Sarandë, ku u bë ndalimi i shefi i Urbanistikës në bashkinë e qytetit, i juristes së ASHK dhe 4 personave të tjerë, policia ka informuar se janë shpallur në kërkim edhe 2 biznesmenë.

Mësohet se Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy biznesmenë, në kuadër të operacionit për tjetërsimin e një toke 10 mijë metra katrorë.

Në kërkim janë shpallur biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, si të përfshirë në skemën korruptive të tjetërsimit të kësaj prone.

Biznesmeni 40-vjeçar Behar Muçobega akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa i vëllai Bedri Muçobega, 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ekzekutuan urdhrin e ndalimit të datës 01.06.2022, dhënë nga prokurorët e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndaj shtetasve A. A., 54 vjeç, P. Zh., 40 vjeç dhe R. A., 33 vjeçe, banues në Sarandë, pasi këta shtetas akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe ekzekutuan urdhrin e ndalimit ndaj shtetasve V. Ll., 54 vjeç, F. M., 61 vjeç, dhe A. C., 57 vjeçe, banues në Sarandë, pasi në ngarkim të këtyre shtetasve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka ngritur akuzë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu në bazë të urdhrave të ndalimit, po nga oficerët e Policisë Gjyqësore u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve B. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe B. M.,  50 vjeç, banues në  Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“,-njofton policia./Opinion.al

Pas