Aktualitet

Djali i Nishanit fjalim lamtumire, përloten vajza dhe bashkëshortja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 02/06/22 |
Opi Nion

Ersi Nishani, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë mortore të babait të tij, Bujar Nishani.

Ai u shpreh se babai i tij kishte tre gjëra për të cilat nuk bënte kurrë kompromis: familjen, Zotin dhe Atdheun. Ndërkohë që gjatë kohës që ai fliste vajza e Nishanit dhe bashkëshortja e tij janë përlotur.

“Ju falënderoj për fjalët e ndjera. Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj. Na keni lehtësuar dhimbjen sado pak këto ditë. Babai im për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, Zotin dhe Atdheun. Famila jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese. Kombi i jep lamtumirën një shërbëtori të përulur. Zotit i shtohet një engjëll në Parajsë. Lamtumirë baba, të qoftë dheu i lehtë”, ishin fjalët e tij.

Pas