Aktualitet

Tirja kërkon lirinë në Apel: Kam qenë e infektuar me COVID, përbëj rrezik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 19/01/21 |
Semiljana Azizi

Teksa Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për të zbardhur dyshimet se stafi i spitalit COVID-2 u kërkon lekë pacientëve kundrejtë shërbimit, Tire Alldervishaj ditën e sotme ka kërkuar lirimin nga qelia.

Në Gjykatën e Apelit, sot sanitarja e COVID-2 është shprehur se ka qenë e shtruar nga koronavirusi dhe se ende nuk është negativizuar, duke përbërë rrezik për përhapje të virusit.

Ndërkaq, mbrojtja e 59-vjeçares i konsideron provat në media si të paligjshme ndërsa shprehen se të tjera prova në mbrojtje të Alldervishit do të paraqiten në gjykatë.

Kujtojmë se Tire Alldervishaj akuzohet se përvetësoi 8 milionë lekë të vjetra duke mashtruar vajzën e një pacienteje./Opinion.al

Pas