Aktualitet

Po flinin anës rrugës, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë migrantë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:36 - 19/01/21 |
el ida

15 punëtore migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, u shtypën për vdekje nga një kamion i cili kaloi mbi trupat e tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të martë në Indi, në afërsi të Suratit.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, drejtuesi i kamionit thuhet se humbi kontrollin e mjetit dhe mori para punëtorët migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, duke vrarë në vend 12 prej tyre. Tre nga tetë të plagosurit vdiqën pasi u dërguan në spital, duke i çuar në total vdekjet në 15, tha policia.

Drejtuesi i kamionit mbeti i plagosur dhe u dërgua për kurim në spital. “Xhami i përparmë i kamionit u copëtua nga goditja, e cila bllokoi shikimin e shoferit. Kamioni më pas doli nga rruga duke lënë të vdekur punëtorët që po flinin”- tha për mediat policia, duke zbuluar edhe detaje si ndodhi ngjarja./ Opinion.al

Pas