Aktualitet

Tiranë/ Vetëplagoset me thikë 56-vjeçari, detaje nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:50 - 23/07/21 |
Opi Nion

Një 56-vjeçar është vetëplagosur me thikë në kushte të rënduara psikologjike. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 në rrugën “Themistokli Gërmenji” në kryeqytet.

56-vjeçari A.Xh u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh.,  56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas