Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, padi ndaj 9 agjentëve të paligjshëm të Kinës

2021/07/23 at 8:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, padi ndaj 9 agjentëve të paligjshëm të Kinës

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se janë ngritur padi ndaj nëntë personave të cilët akuzohen se kanë vepruar në Shtetet e Bashkuara si agjentë të paligjshëm të Kinës.


Grupi dyshohet se “ka përgjuar dhe është angazhuar në një fushatë ngacmimi, përndjekjeje të dy personave me qëndrim të përhershëm në Shteteve të Bashkuara, për t’i detyruar ata të ktheheshin në Kinë. Sipas Departamentit të Drejtësisë kjo ishte “pjesë e një përpjekjeje globale, të bashkërenduar e të jashtëligjshme për riatdhesim, njohur si operacioni “Gjuetia e Dhelprës”.

Agjentët e paregjistruar, të një vendi të huaj nuk lejohen të përfshihen në mbikëqyrjen sekrete të atyre që gëzojnë statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA. Veprimet e tyre të paligjshme do të ballafaqohen me forcën e plotë të ligjit amerikan”, thuhej në një deklaratë të Jacquelyn M. Kasulis, prokurore në detyrë për Distrikti Lindor të Nju Jorkut.

Të akuzuarit janë Tu Lan, 50 vjeç, Zhai Yongqiang, 46 vjeç, Hu Ji, 46 vjeç dhe Li Minjun, 65 vjeç, të gjithë nga Kina; si dhe Zhu Feng, 34 vjeç, një shtetas kinez me banim në Kuins të Nju Jorkut, Michael McMahon, 53 vjeç, nga Mahwah-i i Nju Xhersit, Zheng Congying, 24 vjeç, nga Bruklini i Nju Jorkut si dhe Zhu Yong, aka Jason Zhu, 64 vjeç, nga Noruiç i Konektikatit. Emri i të pandehurit të nëntë, nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

Sipas njoftimit për shtyp, të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar “nën drejtimin dhe kontrollin e zyrtarëve kinezë, në një përpjekje për të detyruar kthimin në Kinë të dy personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik”.

Në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë thuhej se rreth vitit 2012 dhe 2014 qeveria kineze kishte arritur që nëpërmjet organizatës ndërkombëtare të policisë “Interpolit” të lëshonte një “alarm të kuq” duke paralajmëruar forcat e sigurisë në të gjithë botën, se të dy këta persona ishin në kërkim në Kinë për përvetësim dhe marrje ryshfeti, krime për të cilat parashikohen dënime maksimale me burgim të përjetshëm e vdekje.

Zyrtarët e Drejtësisë thanë se të nëntë personat ndaj të cilëve janë ngritur padi, ishin pjesë e një fushate ndërkombëtare për të kërcënuar, sulmuar, përgjuar e frikësuar të dy këta persona e familjarë të tyre, në mënyrë që t’i detyronin ata të ktheheshin në Kinë./VOA

 

Etiketa: 9 agjentëvepadishba


Ju sugjerojmë

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit
Aktualitet

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

6 Qershor, 2026 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi i ditës, 6 Qershor 2026

6 Qershor, 2026 8:44 am
Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Para
Gjenden pas 14 orësh dy turistet e huaja, humbën duke eksploruar Llogaranë

Gjenden pas 14 orësh dy turistet e huaja, humbën duke eksploruar Llogaranë

Kushi:Thirrja për praktikat e punës e hapur për të rinjtë deri në datën…

Kushi:Thirrja për praktikat e punës e hapur për të rinjtë deri në datën...

E gjithë familja mbillte kanabis, prangosen nënë e bir, në kërkim babai

E gjithë familja mbillte kanabis, prangosen nënë e bir, në kërkim babai
















TE FUNDIT

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit
6 Qershor, 2026

Një turist italian, i cili e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 2012, dhe u rikthye sërish në...

Lexo më shumë

Horoskopi i ditës, 6 Qershor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Qershor, 2026

Dashi Dashuria dhe romanca kanë gjasa të jenë fokusi juaj kryesor sot. Nëse jeni aktualisht të përfshirë në një lidhje...

Lexo më shumë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}