Te Fundit

Tiranë/ Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, arrestohet 55-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 16/10/20 |
Opi Nion

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shpërndante kokainë në “Sheshin Shqiponja” në Tiranë.

Policia njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Duplex”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpall në kërkim shtetasi me inicialet M.T., bashkëpunëtori i tij.

Uniformat blu bëjnë me dije pas kontrollit në banesën e shtetasit Y. T., u gjetën dhe u sekuestruan dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, si dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Pas