Rajoni

Kosovë/ 2 viktima dhe 104 raste të reja me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 16/10/20 |
Opi Nion

Kosova ka shënuar dy humbje jete dhe 104 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se kanë fituar betejën me COVID-19, 42 pacientë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private, janë testuar gjithsej 889 persona prej të cilëve kanë rezultuar 104 raste pozitivë me COVID-19.

Rastet pozitive janë regjistruar në komunën Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Kosovë 14,561 persona janë shëruar, ndërsa 1,393 raste me COVID-19  janë aktivë.

Pas