Kronikë

Tiranë/ Plagosje me thikë te shkolla “Fan Noli”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 03/11/21 |
Opi Nion

Dy persona janë plagosur me thikë te shkolla “Fan Noli” pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Sipas policisë, shoferi i një makine është konfliktuar me dy drejtues furgonësh shkollash, pasi ata kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxenësit.

Shoferi ka kërkuar që ata të hapnin rrugën, duke pretenduar se kishte urgjencë. Më pas situata ka agravuar dhe ai ka dëmtuar me thikë shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./Opinion.al

Pas