Dy të rinj kanë humbur jetën pasi makina e tyre u fundos në rezervuarin e Çekrezës në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia bën me dije se polumbarët e RENEA-s nxorrën trupat e pajetë të E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Makina u pikas nga roja i sigurisë së rezervuarit, që njoftoi policinë.
“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.