Kronikë

Tiranë/ Makina u fundos në rezervuar, nxirren të pajetë një djalë e një vajzë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 17/06/22 |
Opi Nion

Dy të rinj kanë humbur jetën pasi makina e tyre u fundos në rezervuarin e Çekrezës në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia bën me dije se polumbarët e RENEA-s nxorrën trupat e pajetë të  E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Makina u pikas nga roja i sigurisë së rezervuarit, që njoftoi policinë.

“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Pas