Kronikë

Tiranë/Makina futet në oborrin e shtëpisë dhe përplas vajzën. Vdes 23-vjeçarja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:08 - 31/08/22 |
Opi Nion

Një aksidenti i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Shtetasi D. T. duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në oborrin e një banese duke përplasur një 23-vjeçare. 23-vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pas