Kronikë

Mëngjes aksidentesh në vend, shënohen 2 viktima



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 31/08/22 |
Opi Nion

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Policia bën me dije se në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” 49-vjeçari nga Kosova me iniciale F. M., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.

Një tjetër aksident u regjistrua po në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Një automjet me drejtues shtetasin D.T.,  doli nga rruga dhe hyri në oborrin e një banese, ku përplasi një 23-vjeçare. Si pasojë e plagëve të marra vajza ndërroi jetë në spital.

Pas