Kronikë

Tiranë/ Hynë në vilë për të vjedhur 4 kg kokainë, në burg 6 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 18/06/20 |
Opi Nion

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të lërë në burg gjashtë personat të arrestuar pak ditë më parë për një grabitje me armë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Mes të arrestuarve ka qenë edhe një punonjës banke dhe një gardist. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, në burg janë lënë: Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj. Mësohet se tre prej tyre kanë vendosur një palë shkallë në një vilë dhe janë ngjitur aty për të kryer grabitje. Por brenda vilës janë përleshur me pronarin, i cili ka arritur t’u marrë pistoletën. Të nesërmen kanë telefonuar pronarin duke e kërcënuar me fjalët: Jam terroristi i mëngjesit.

Pas telefonatës, pronari, që njihet me pseudonimin Boli, i ka denoncuar. Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe arrestimi i tyre. Por pas arrestimit, njëri prej tyre ka rrëfyer se kanë shkuar në banesë për grabitur një sasi prej 4kg kokainë, por nuk kanë mundur. Mësohet se prokuroria po heton edhe kallëzuesin, që sipas gazetares dyshohet se është përfshirë në një trafik dorgërash të forta./Opinion.al

 

 

Pas