Politikë

Kryeprokurori raporton për krimin, deputetët braktisin Kuvendin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 18/06/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë për herë të parë para Kuvendit për të raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Çela është shprehur nga foltorja e Kuvendit se është rritur numri i çështjeve që dërgohen në prokurori me 29.6% dhe se ka një ulje të kriminalitetit me 2% në krahasim me vitin e kaluar.

Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se janë dërguar në prokurori 84% e çështje që lidhen me dhunën në familje, por duhet të punohet më shumë në lidhje me parandalimin e saj.

Përsa i përketë sistemit të drejtësisë, Çela tha se ka nevojë të mbikëqyret, pasi ka tension e keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Ai shtoi prokurorët duhet të monitorohen se sa të përgjegjshëm janë dhe se si ata i aplikojnë parimet ligjore.

Çela është përballur me një skenë fyese në Kuvend, ku nga 122 deputetë ndodheshin vetëm 8 deputetë në sallë, gjë që tregon se ka interes minimal në lidhje me kriminalitetin në vend.

Duket se deputetët e braktisën sallën sapo kryeministri u larguar drejt ministrisë së Jashtme ku prezantoi kryenegociatorin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Decentralizimi është një sfidë, roli i prokurorisë është i rëndësishëm, mund të rregullojë dhe koordinojë veprimtarinë sipas shkallëve. Kemi në projekt rishikimin e saj sepse ka probleme, është situatë e paqartë, nuk dihet si të operohet brenda. Ka tension keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Faza e dytë do të jetë monitorimi se sa të përgjegjshëm janë prokurorët, se si ata aplikojnë parimet e tjera në këtë ligj. kemi krijuar seksionin e monitorimit, do të shërbejë si bazë të dhënash për nisjen e verifikimeve. Sistemi ka nevojë të mbikëqyret nga sipër, ekziston të kemi kaos në zyra. Mund të përballemi me mungesë përgjegjshmërie dhe duhet ata parandalojmë atë. Është në testim, ngelet për tu parë cilat do të jenë defektet. Nuk ka sisteme perfekte dhe roli ynë është të propozojmë zgjidhje. Më shqetëson ngarkesa e lartë e punës, kemi një numër më të ulët, strukturë më komplekse dhe po jep efekt procesi i Vettingut. Do përpiqemi të ndërtojmë një strategji të qartë”, shprehet Çela./ Opinion.al

Pas