Aktualitet

Tiranë/Ashensori i një pallati përfshihet në flakë, policia jep detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 16/05/22 |
Opi Nion

Një tjetër ashensor është përfshirë në flakë dhe këtë herë ngjarja ka ndodhur në Tiranë. Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një kompleks pallatesh në rrugën e “Kavajës”.

Policia njofton se ka rënë zjarr në një ashensor pallati dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin”,-njofton policia./Opinion.al

Pas