Sport

Tirana blen sulmuesin e Kombëtares, Seferi firmos kontratë 3-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 28/05/21 |
Opi Nion

Futbollisti i skuadrës zvicerane Young Boys, Taulant Seferi është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhë e blu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Klubi bën me dije se pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit i cili do të jetë pjesë e Tiranës për 3 sezonet e ardhshme.

“Taulant Seferi nënshkruan me Tiranën! Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lam pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim. #TaulantSeferixKFTirana #YBxKFT @bscyb_offiziell @kftirana.al”, njofton klubi./Opinion.al

Pas