Kryesore

Në 24 orë asnjë vdekje nga COVID, Kosova shënon 18 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:10 - 28/05/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar në 24 orët e fundit 18 qytetarë pozitivë me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëhet me dije se po në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është i lartë në këtë interval kohor, plot 412.

Pas