Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ti ke ofertë”, Basha debat me Bylykbashin: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar

2021/10/11 at 10:13 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ti ke ofertë”, Basha debat me Bylykbashin: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar

Është shoqëruar përsëri me debate mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PD. Mbrëmjen e së dielës, krydemokrati mblidhi në selinë blu kryesinë e grupit parlamentar, për të diskutuar lidhur me aksionin opozitar dhe për të diskutuar me Oerd Bylykbashin, të cilit i kërkoi dhe shpjegime për një postim të tij për reformat që kërkon PD.


Deputeti demokrat ditën e djeshme aludonte për një pakt të mundshëm dhe kërkonte që reforma territoriale dhe zgjatja e komisioneve të vettingut të mos përdoreshin si “tregti kuajsh” mes PD-PS, Lulzim Basha në fillim të mbledhjes i është drejtuar direkt Oerd Bylykbashit, duke e pyetur nëse ka ndonjë ofertë për mandatet e organeve të reja të drejtësisë dhe nëse është në dijeni që dikush brenda partisë ka marrë një propozim nga socialistët për shkëmbim.

Lulzim Basha i tërhoqi vëmendjen Bylykbashit duke thënë se deklarata të tilla në media dëmtojnë partinë. Por Oerd Bylykbashi u përgjigj duke i thënë liderit të PD-së se nëse një gjë e tillë ndodh “është një thikë pas shpine për demokratët”. Në debat është përfshirë edhe Flamur Noka. Akuzat nga një pjesë e bazës demokrate, kryedemokrati i cilësoi ordinere. “Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin” tha Basha më tej.

Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së grupit të PD-së

Lulzim Basha: Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut?

Oerd Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim.  Duhet të ishte këtu kryetari i grupit i ngarkuar për vetingun i cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë çfarë do, se e thotë në publik. Unë ka thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu. Unë e kam thënë publikisht, ne na duhet një strategji për të gjitha reformat. Bateritë e partisë u turren ndaj meje,  është një reagim i ulët nga partia Demokratike ndaj meje.

Lulzim Basha: A di ti Oerd nëse dikush në parti ka marrë një propozim; më jep vetingun të të jap reformën territoriale?

Oerd Bylykbashi: Nëse ndodh kryetar, është një thikë pas shpine për demokratët. Është pazar i ofruar publikisht.

Flamur Noka: Po t’i referohemi demokracisë gjermane, dha dorëheqjen ai në Gjermani. Po ti referohemi demokracisë gjermane, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen dhe të kishe ikur.

Lulzim Basha: Dëgjoj akuza ordinere që po i bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.

Flamur Noka: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformën zgjedhore apo territoriale?

Lulzim Basha: Prioriteti im është vetëm një; Largimi një orë e më parë i qeverisë Rama. Unë u kam ngarkuar detyra lidershipit të partisë për secilën reformë.

Oerd Bylykbashi: Aq sa kam thënë, nuk ndryshon. Po të them këtë gjë, po e pranove do dëmtosh demokratët. Nëse për vetingun merr sistemin zgjedhor, mua më ke nga pas.

Lulzim Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun se është një dëm që i bëhet demokratëve.

Oerd Bylykbashi: Po ndodhi kjo dëmtohen demokratët. Qëllimi im është që të frenoj Edi Ramën, që mos të vazhdojë këtë histori.

Etiketa: BylykbashimbledhjePD




Ju sugjerojmë

“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual
Kryesore

Vuçiç pas kërkesës së SHBA dhe BE: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, nuk duam luftë

30 Shtator, 2023 9:05 pm
Mediat: Pas presionit nga SHBA, Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën
Kryesore

Qeveria e Kosovës: Ushtria serbe po lëviz në 3 drejtime në kufi, ka vendosur artileri të rëndë dhe sisteme kundër-ajrore

30 Shtator, 2023 8:41 pm
Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë
Sport

Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë

30 Shtator, 2023 8:19 pm
Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier
Aktualitet

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier

30 Shtator, 2023 8:04 pm
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në zonën e Zveçanit
Rajoni

Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në zonën e Zveçanit

30 Shtator, 2023 7:35 pm
Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë
Bota

Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë

30 Shtator, 2023 7:22 pm
Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë
Kronikë

Blindohet Vlora, FNSH kontroll në çdo kryqëzim

30 Shtator, 2023 7:12 pm
Skandal në Izrael, ushtarja krijon lidhje me seksuale me palestinezin e dënuar për sulm terrorist
Bota

Skandal në Izrael, ushtarja krijon lidhje me seksuale me palestinezin e dënuar për sulm terrorist

30 Shtator, 2023 7:06 pm
Arsenal i afrohet kreut, mposhten dy Manchesterët
Sport

Arsenal i afrohet kreut, mposhten dy Manchesterët

30 Shtator, 2023 6:19 pm
Zbërthehet Artan Tafani, tregon me detaje krimet: Na u lut që të mos e vrisnim, por…
Kronikë

Zbërthehet Artan Tafani, tregon me detaje krimet: Na u lut që të mos e vrisnim, por…

30 Shtator, 2023 6:02 pm
Para
Manastirliu ftesë studentëve për t’u vaksinuar: Mbroni veten dhe të tjerët

Manastirliu ftesë studentëve për t’u vaksinuar: Mbroni veten dhe të tjerët

“Jemi përballë sfidave” Rama: Media online ka minuar lirinë e fjalës

"Jemi përballë sfidave" Rama: Media online ka minuar lirinë e fjalës

Sherri në Tiranë nisi në lokal, policia sekuestron armën dhe shoqëron 2 persona

Sherri në Tiranë/ Shoqërohen 5 persona, një 32-vjeçar transportohet ne spital















TE FUNDIT

Vuçiç pas kërkesës së SHBA dhe BE: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, nuk duam luftë

“Armëpushim” Vuçiç-Osmani në Shkup, Presidenti serb veçon Kurtin si konfliktual
30 Shtator, 2023

Pas kërkesës së SHBA dhe BE, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrisë...

Lexo më shumë

Qeveria e Kosovës: Ushtria serbe po lëviz në 3 drejtime në kufi, ka vendosur artileri të rëndë dhe sisteme kundër-ajrore

Mediat: Pas presionit nga SHBA, Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën
30 Shtator, 2023

Qeveria e Kosovës deklaron se ushtria serbe po lëviz në 3 drejtime të ndryshme pranë kufirit.  Nëpërmjet një deklarate zyrate...

Lexo më shumë

Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë

Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë
30 Shtator, 2023

Me një lojë totalisht nën kontroll, Milani ka kaluar dhe sfidën e radhës në kampionat përballë Lazio me rezultatin e...

Lexo më shumë

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier
30 Shtator, 2023

Vijojnë të jenë aktive prej 5 ditësh vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com