Aktualitet

Manastirliu ftesë studentëve për t’u vaksinuar: Mbroni veten dhe të tjerët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 11/10/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bën thirrje studentëve që vaksinohen kundër COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu iu kërkon studentëve që të shfrytëzojnë javëntë vaksinimit pranë fakulteteve për të mbrojtur veten, por edhe të tjerët rreth tyre.

“Një ftesë për çdo student që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë të vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve, për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecili”,-shkruan Manastirliu.

Ditën e sotme ekipet e vaksinatorëve janë të vendosur në Fakultetin e Stomatologjisë, Universitetin e Sporteve dhe atë të Arteve në Tiranë, në Godinën e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Shkodër, tek Godina e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave Humane në Vlorë, në hollin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirkastër, pika pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Infermierisë në Korçë, Korpusi kryesor i Universitetit dhe Fakulteti Shkencave Teknike Mjekësore në Elbasan./ Opinion.al

Pas