InstaBIZ

“Ti je forca dhe krenaria ime”, Hueyda El Saied fjalë zemre për partnerin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 03/08/20 |
el ida

Hueyda El Saied, ka uruar me fjalë të ngrohta partnerin e saj, në ditën e tij të lindjes. Teksa e quan dashurinë e saj të jetës, showgirl-i ka postuar edhe fotografinë e tyre të parë.

“Gezuar ditelindjen dashuria e jetes sime. Ti qe je forca dhe krenaria ime. Ti qe mbush ditet dhe netet e mia me pasion, zgjuaresi, humor, besnikeri, muzike, stil dhe klas. Te dua aq shume sa qe nese do te me duhej te zgjidhja midis : te jetoja nje jete te gjate pa ty ose nje dite me ty do te zgjidhja te pa dyshim te dyten.
Nese nuk e ke kuptuar ende Gabrieli dhe une te duam palimit. 🤪😍
@thierry #hapoybirthday #fotografiajoneepare”, shkruan ajo në rrjete sociale.

Në vitin 2017 ish-balerina do të pranonte publikisht për mediat në Shqipëri se ajo dhe partneri i saj Mishel i dhanë fund lidhjes së tyre pas 5 vitesh bashkëjetesë dhe një fëmije.

Mirëpo kjo histori i përket së shkuarës, pasi showgirli ka gjetur prej kohësh lumturinë pranë Thierryt./Opinion.al

Pas