Sport

Thirrjet raciste, Hungaria do luajë pa tifozë kundër Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:05 - 21/09/21 |
Opi Nion

Më 9 Tetor Shqipëria do të luaj në Budapest kundër Hungarisë, ndeshje e vlefshme për botërorin Katar 2022.

Numër një i futbollit botëror, FIFA ka deklaruar se kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve. Vendimi vjen si dënim për sjelljen raciste dhe hedhjen e objekteve, që mbështetësit e Hungarisë bënë ndaj futbollistëve anglezë në takimin e luajtur më 2 shtator në Budapet, ku anglezët fituan 0-4.

Federata hungareze u gjobit gjithashtu me 217 mijë dollarë, një nga penalitet më të larta të vendosura. Nëse ka incidente të tjera të këtij lloji, atëherë Hungaria do të dënohet edhe me një ndeshje tjetër pa tifozë.

Shqipëria është në vend të dytë në Grupin I me 12 pikë të grumbulluara. Në vend të tretë është Polonia me 1 pikë më pak, e pastaj Hungaria me 10 pikë.

Sfidat e tetorit janë mjaft të rëndësishme për kuqezinjtë, që synojnë vendin e dytë në renditje, që i çon në play off në Kupën e Botës.

Pas transfertës së Hungarisë, Shqipëria pret Poloninë më 12 Tetor.

Mungesa e tifozve është një ndihmë më shumë për ekipin e Edi Rejas ndaj rivalëve hungarezë, që synon tri pikët.

Pas