Kryesore

Reciprociteti Kosovë-Serbi,Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 21/09/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Kosova është shtet i pavarur dhe se marrëdhënia mes dy shteteve duhet të jetë mbi bazën e reciprocitetit.

Sipas kreut të demokratëve, qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës tregon qëllimin e vërtet ë iniciativës së Novi Sadit, duke nënkuptuar nismën “Ballkani i Hapur”.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”,-shkruan Basha./Opinion.al

Pas