Bota

Themeluesi i Amazon do dhurojë pjesën më të madhe të parave për bamirësi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 14/11/22 |
Opi Nion

Themeluesi Amazon, Jeff Bezos dhe njeriu i dytë më i pasur në botë pas Elon Musk ka zbuluar se po planifikon të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi.

Sipas mediave të huaja, 58-vjeçari tha se paratë do të shkojnë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të bashkuar njerëzimin përballë problemeve të thella si ndarjet sociale dhe politike.

Bezos është kritikuar në të kaluarën për mos nënshkrimin e Giving Pledge, një fushatë e themeluar nga Warren Buffett dhe Bill Gates për të inkurajuar njerëzit më të pasur që të kontribuojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi.

I pyetur drejtpërdrejt nga CNN nëse planifikonte të jepte pjesën më të madhe të parave të tij, Bezos pohoi lajmin menjëherë, teksa i tha transmetuesit amerikan se ai dhe partnerja e tij, gazetarja e kthyer në filantropiste Lauren Sanchez, po “kërkonin mundësitë për të qenë në gjendje t’i jepnin këto para”.

Javën e kaluar u zbulua se ylli i muzikës country Dolly Parton kishte marrë një çmim prej 100 milionë dollarësh nga Bezos./Opinion.al

Pas