Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Sun: Jeta skllavëruese e të rinjve shqiptarë që trafikohen në Britani

2020/01/07 at 8:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
The Sun: Jeta skllavëruese e të rinjve shqiptarë që trafikohen në Britani

Trafikimi i të rinjve shqiptarë në Britani dhe futja e tyre në rrjetin e trafikut të drogës është një fenomen të cilit, tabloidi i njohur britanik, “The Sun” i ka kushtuar një artikull. Nëpërmjet dëshmive të disa të rinjve shqiptar aty tregohet se si ata kanë hyrë ilegalisht në Britani dhe janë bërë pjesë e grupeve të rrezikshme.


Jeta e shkurtër e Samet Matës është shumë traumatizuese. Ai ishte detyruar nga një baba i dhunshëm të lypë në rrugë që në moshën 11 vjeçare e më pas u trafikua në Britani nga një grup shqiptarësh. Tashmë  në moshën 18 vjeçare, ai po përballet me vendimin e autoriteteve për t’u deportuar në Shqipëri.

Sameti mbërriti në Bristol 3 vjet më parë, i fshehur në një kamion për të punuar në aktivitete tw jashtëligjshme. Fati i tij ndryshoi kur ja doli të arratisej nga personat që e trafikuan dhe aktualisht ndodhet në një vend të sigurt, pranë një familje birësuese.

Por jo të gjithë shqiptarët e rinj që mbërrijnë në Britani janë po kaq me fat.

Endrit Vishaj hyri në Midland ilegalisht në moshën 16 vjeçare në Britani, i fshehur në një kamion. Tashmë ai po vuan një dënim prej 4 vitesh e 4 muajsh në burg për trafikim të kokainës. Ai u ndalua në një parkim makinash duke drejtuar një BMW, brenda së cilës policia gjeti 2 kg kokainë të pastër me vlerë 200 mijë paund dhe 55 mijë paund cash.

Të njëjtin fat kishte dhe 20 vjeçari Klevis Drazh, i cili u kap me 11 doza kokainë në Londër dhe u dënua me 18 muaj burg.  Ai deklaroi para gjykatës se u detyrua nga një anëtar i mafias shqiptare të shiste drogë pasi kishte hyrë ilegalisht në Britani.

22 vjeçari Alfred Hamzaj u dënua me 8 muaj burg pasi u kap me 4 kg kanabis sativa në Dewsbury të West Yorkshire. Ai tregon se i hyri kësaj rruge pasi humbi punën e tij në një lavazh makinash për shkak të statusit të tij si emigrant ilegal.

Rastet e përmendura më lart po shtohen dhe shumë të rinj shqiptar po trafikohen në Britaninë e Madhe me premtimin se do të fitojnë mijëra paund nga shitja e lëndëve narkotike për grupe të caktuara.

“The Sun” ngre problemin se një numër “shokues” prindërish në Shqipëri po përpiqen që fëmijët e tyre adoleshent të hyjnë ilegalisht në Britani që t’iu bashkohen bandave të krimit të organizuar që kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës.

Sipas Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, 947 raste trafikimi janë referuar nga Shqipëria vetëm në vitin 2018, një rritje kjo me 50% që nga viti 2015.

Në vitet e fundit në Britani janë arrestuar dhe burgosur disa krerë të grupeve kriminale që trafikojnë drogë. Shqiptarët tashmë përbëjnë numrin e dytë të të huajve në burgje me 760 persona pas hekurave, 433 prej të cilëve janë dënuar për akuza të lidhura me drogën, duke u renditur kështu pas polakëve.

Disa familje shqiptare i dërgojnë fëmijët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera dhe për arsye të mira. Ata duan t’iu japin atyre mundësinë e një edukimi të mirë dhe një të ardhme.

Por kjo ka krijuar një treg fitimprurëse për bandat e kontrabandës, të cilët iu marrin familjeve deri në 15,000 paund për të kaluar fëmijët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. /Opinion.al

Etiketa: Britanite rinjte shqiptareThe Suntrafikimi i qenieve njerezore


Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
“Soleimani kish krijuar një shtet brenda shtetit, ja çfarë synonte”

Opinion/ Vrasja që tronditi botën!

Zbardhet vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një person

Qëlloi me pushkë mikun, ja çfarë gjeti policia brenda në banesë

Vdekja e punëtorit në Korçë, gjykata jep masën e sigurisë për të ndaluarit

Vdekja e punëtorit në Korçë, gjykata jep masën e sigurisë për të ndaluarit
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}